Superkompjuteri Sunway Bluelight MPP

388182_10150418511824881_1669852140_n

Duket se biznesi dhe teknologjia po bëjnë përsëri boom në Kine. A keni ndonjë ide pse? Kjo është për shkak të shpikjes së tyre të fundit – Superkompjuterin Sunway Bluelight MPP.

Gjeja më e mirë për këtë superkompjuter është se në ndërtimin e tyre janë përdorur mikroprocesore të vet Kinës. Ky superkompjuter është prodhuar në qëndrën National Supercomputer Center në Jinan. Kjo shpikje e re ka befasuar shume njerëz, sidomos specialistet amerikanë, sepse Kina gjithmon është menduar të jetë tre breza mbrapa  krahasuar me vendet e tjera ne zhvillimin e teknologjisë. Pra çfar mund të presim nga ky superkompjuter i ri?

Të shikojmë parametrat e tij dhe do të shikojmë se sa i fuqishëm është ky superkompjuter:

 

I  pajisur me 8704 mikroprocesor  ”Shenwei 1600

Të aftë për një shpejtësi maksimale teorike prej  1,07 petaflops

Të aftë për të dhënë një shfaqje të qendrueshme prej 0.70 petaflops

 

Ky  Superkompjuter ka aftësinë për të kryer rreth 1.000 trilionë llogaritje për sekondë. Imagjinoni se sa i shpejte do të jetë. Sunway superkompjuter është 74% më i shpejtë se superkompjuteri Jaguar, kompjuter në SHBA i vendosur në Departamentin e Energjisë Facility në Laboratorin Kombëtar të Oak Ridge.

Ky superkompjuter do të ndryshojë reputacionin e Kinës sidomos kur vjen fjala për kompjuterat dhe teknologjinë.

Procesori Shenwei që është përdorur në Superkompjuterin Bluelight Sunway MPP është i bazuar në disa parime të projektimit që janë duke u përdorur nga mikroprocesoret Intel. Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime kur është fjala për teknologjinë e ftohjes së kompjuterit. Ky superkompjuter do të përdorë një sistem ftohje të avancuar me ujë. Në lidhje me këtë Kina ka bërë hapa të rëndësishëm që do e cojnë atë në lartësi të reja.

Ju mund te lini nje pergjigje.

Jepni një koment