Përshkrimi: |
Sistem për menaxhimin e Hoteleve me shumë poste pune |
Sistemi operativ: |
Windows 2K, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista, Windows 7 |
Instalimi: |
Kompjuter qendror (server) me bazë të dhënash SQL Server, kompjutera fundore |
Emri | A mund te instalohet ne Rrjet? | Menaxhimi i Dhomave (hyrje/ dalje/ rezervime) | Menaxhimi i Minibarit, Telefonise, dhe Sektorëve të tjerë të brëndshëm | Menaxhimi i Bar - Restorantit, Minibarit dhe Sektorëve të tjerë të jashtëm | Perfshirja në Cmim e Pershtatjes me Kasën Fiskale | Cmimi (EUR) |
Hotel Expres (i thjeshtë) | jo | po | jo | jo | jo | 199 |
Hotel Expres (profesional) | jo | po | po | jo | jo | 299 |
Hotel Expres për rrjet | po | po | po | po | po | 499 |
Funksionet kryesore të programit
Hotel-Expres është një sistem menaxhimi shumë praktik dhe shumë i vlefshëm për të gjitha HOTELET me shumë terminale dhe Pocket PC i cili funksionon me të dhëna qëndrore (SQL Database Server). Ky sistem ndihmon biznesin për ta bërë sa më të lehtë dhe të sigurtë menaxhimin dhe organizimin e punës, shmang çdo të paparashikuar që mund të dalë gjatë saj dhe gjithashtu rrit sigurinë dhe përgjegjësinë operuese të punonjësve.
Shenim:Ky program është i përshtatur edhe me Kasë Fiskale. Gjithashtu në versionet për Rrjet të programit cdo post pune jo-server mund të punojë i lidhur me serverin qëndror (Online),por edhe i pavarur (Offline) nga serveri qëndror. Ky funksionalitet është i dobishëm në rastet kur nuk funksionon rrjeti, pasi faturat mund të kryhen në mënyrë të pavarur dhe të sinkronizohet me serverin qëndror në një moment të dytë kur rrjeti bëhet funksional.
Sistemi kompjuterik dhe programi i tij janë parashikuar në mënyrë të tillë që të mundësojnë kryerjen e të gjitha funksioneve dhe shërbimeve që mund të ofrojë një hotel .
Programi është organizuar në disa sektorë sipas funksioneve të vecanta që ata kryejnë. Në secilin prej sektorëve mund të instalohet një kompjuter me programin përkatës. Të gjithë sektorët janë të lidhur në një rrjet midis tyre dhe komandohen nga një kompjuter qëndror (server) në të cilin ruhen të gjitha të dhënat. Numri i sektorëve është i ndryshueshëm sipas rastit. Sektorët klasifikohen në : “sektorët e shërbimeve të brendshme të hotelit” dhe “sektorët e shërbimeve të jashtme”.
Sektorët e shërbimeve të brëndshme të hotelit menaxhojnë :
- Recepsionin
- Minibaret e dhomave
- Shërbimin në dhomë
- Lavanderinë
- Telefonat e dhomave
- Pishinën
- Fitnes-in
etj
Hotel-Expres 5.2
- Product Code: Hotel-Expres 5.2
- Availability: In Stock
-
219.0€
- Ex Tax: 219.0€